29 Mars 2024

Sot priten të hiqen barrikadat në veri të Kosovës

Prishtinë, 8 gusht - Sot pritet të hiqen barrikadat e vendosura nga serbët dhe strukturat paralele në Veriun e Kosovës.

Ky vendim erdhi pas një takimi në Beograd, të liderëve serbë të komunave veriore dhe presidentit, Boris Tadic.

Pas kthimit nga Berogradi ku u takuan me presidentin e Serbise Boris Tadiq, perfaqësuesit e serbëve të Kosovës ua kanë kumtuar serbëve në barrikada rezultatet e bisedimeve.

“Presidenti Tadiq iu ka lutur të protestoni në një mënyrë me të cilën nuk bini pre e propagandave dhe luftës psikologjike që po e bënë Prishtina dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Radenko Nedeljkoviq, kryetar i të ashtuquajturit Qarku i  Mitrovicës.

„Presidenti Tadiq qëndron fuqimisht pas popullit të vet dhe ai nuk do të lejojë që dikush me dhunë të realizojë qëllimet në veriun e Kosovës. Ne duhet te jemi me shtetin edhe nëse diçka nuk u pëlqen”, iu ka thënë Nedeljkoviq protestuesve në Rudare.

Vendimi për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës pas takimit të kryetarëve të komunave paralele në veri të Kosovës, i cili pritet të mbahet sot.

Pritet që sot të zhvillohet edhe një mbledhje e institucionit paralel “Këshillit të Komunave Serbe në Veri”.

Përfaqësues të serbëve në veri të Kosovës kanë kërkuar respektimin e marrëveshjes duke deklaruar se është detyrim i popullit serb të qëndrojë përkrah shtetit të Serbisë dhe të respektojë vendimet e Beogradit.

“Shteti i Serbisë po qëndron me ne dhe po përkrah veprimet tona, ndërsa obligimi ynë është të qëndrojmë përkrah shtetit tonë, sepse kjo është në interes të të dyja palëve”, ka thënë kryetari paralel në veri të Mitrovicës, Krstimir Pantiç.

Sipas tij, presidenti serb Boris Tadiç, qëndron fuqishëm me popullatën serbe në Kosovë dhe se nuk do të lejojë që dikush me dhunë të realizojë qëllimet e veta. Ai shtoi se ka marrë garanci të forta për një gjë të tillë, ndërsa serbëve u mbetet të jenë të qetë dhe unik.

KFOR-i shpreson se marrëveshja mes përfaqësuesve serbë dhe forcave paqeruajtëse të NATO-s do të finalizohet me sukses.

Zëdhënësi i KFOR-it Hans Diter Vihter tha se serbëve u duhet edhe pak kohë për të diskutuar me strukturat lokale të veriut, por se beson se deri në shtator do të mund të tejkalohen të gjitha mosmarrëveshjet dhe bisedimet mes palëve të vazhdojnë.

Ndërkohë policia e Kosovës e ka vlerësuar të qetë situatën e sigurisë në veri.

Prej dy javësh serbët kanë qëndruar në barrikada, përmes të cilave bllokuan rrugët që çonin në pikat kufitare, në Jarinje të Leposaviqit dhe Bërnjak të Zubin Potokut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)