27 Prill 2024

Sot nis lëshimi i pasaportave të para biometrike

Prishtinë, 31 tetor - Ministria e Punëve të Brendshme, ka bërë të ditur se sot, do të mbajë ceremoninë e fillimit të lëshimit të pasaportave biometrike.

Ceremonia e dhënies së pasaportave të para biometrike do të bëhet në ora, 14:30, në objektin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Pjesëmarrës në këtë rast do të jetë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, përfaqësues të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, ambasadorët e ambasadave të huaja në Kosovë dhe përfaqësues të institucioneve tjera vendore dhe ndërkombëtare.

Prodhimi i pasaportave do të bëhet në Austri, ndërsa personalizmi i pasaportave biometrike do të bëhet në Departamentin për Prodhimin e Dokumenteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka thënë, me fillimin e prodhimit të pasaportave biometrike të Republikës së Kosovës, është bërë edhe një hap tjetër në përmbushjen e obligimeve që ka Kosova në rrugën e saj evropiane, në procesin e liberalizmit të vizave dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Rexhepi ka siguruar se këto pasaporta janë të nivelit më të lartë dhe përmbajnë elementet më të sofistikuara sa i përket sigurisë së tyre dhe se janë të njëjta si të gjitha pasaportat biometrike të shteteve të BE-së.

Ministria e Punëve të Brendshme ka paraparë, që brenda 3 viteve të prodhohen më tepër se 1 milion e 300 mijë pasaporta biometrike, që do të jenë të mjaftueshme, që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të pajisen me këto dokumente.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)