04 Maj 2024

Sot nis fushata online për luftën kundër dhunës ndaj gruas

Prishtinë, 26 nëntor - Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare për t’i dhëne fund dhunës ndaj grave, si dhe 16 ditët e ardhshme të aktivizmit për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave, UN Women në Kosovë, në bashkëpunim me Grupin për Siguri dhe Çështje Gjinore, Kosovo 2.0 dhe Care International, e kanë zhvilluar një fushatë online për të ngritur vetëdijen e njerëzve dhe për të nxitur veprim për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave.

Kampanjën do ta shpallë të hapur Koordinatorja për Zhvillim e OKB-së, znj. Osnat Lubrani, me ç’rast UN Women do të shfaq një video me mesazhe nga Presidentja e Kosovës, znj. Atifete Jahjaga dhe nga personalitete të njohura, përfshirë Besim Dinën, Ilir Prapashticën, Shpat Dedën, Leze Qenën dhe Luan Jahën.

Po ashtu Grupi i Grave Deputete në bashkëpunim me OSBE-në, do të mbajë konferencë për shtyp lidhur me fushatën për vetëdijesimin e grave sa i përket kancerit të gjirit, si dhe për blerjen e mamografisë mobile.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)