Sot diplomon gjenerata 41 e kadetëve të Policisë së Kosovës
Vushtrri, 16 korrik - Sot në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës 41 të kadetëve të Policisë së Kosovës.
Të pranishëm në ceremoninë e diplomimit pritet të jenë edhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, zyrtarë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, përfaqësues të KFOR-it, EULEX-it, OSBE-së, ICITAP-it, si dhe familjarë të kadetëve të gjeneratës 41 të Policisë së Kosovës.