29 Prill 2024

Sot diplomoi gjenerata e 44-të e Policisë së Kosovës

Vushtrri, 18 janar - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, pas një trajnimi 20 javor, diplomuan 70 kadetë të rinj të Policisë së Kosovës.
 
Zëvendësministri i  Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, duke i’u uruar të sapodiplomuarve suksese në punë, tha se Policia e Kosovës është e obliguar të garantoj rend dhe siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës në gjithë territorin e saj.

“Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojë me zhvillimin e politikave strategjike në përkrahje të Policisë së Kosovës, duke rekrutuar pjesëtarë të rijnë, në mënyrë që policia jonë të jetë më e re në moshë”, tha Zeka.

Zëvendësministri Zeka vlerësoi se puna e policisë është një ndër punët më sfiduese dhe të rrezikshme, por Policia e Kosovës është argumenti më i mirë se këto sakrifica dhe mundime shpaguhen me të arritura të mëdha dhe përkrahje nga qytetarët e Kosovës.

Ndërkaq drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, tha polica është mbrojtëse e të drejtave individuale dhe publike, respektues të rëndit dhe ligjit në gjithë Republikën e Kosovës. Policia e Kosovës duhet të jetë çdo herë shembull i realizimit të objektivave, misionit dhe vizionit të saj

“Sundimi i rendit dhe ligjit sot është parakusht esencial në të gjitha aspektet e shoqërisë, garantues të së cilës nga sot do të jeni edhe ju të nderuar polic të rinj. Edukimi dhe aftësimi juaj me standardet më të larta profesionale në fushën e zbatimit të ligjit do të jetë një ndihmesë e madhe jo vetëm për Policinë e Kosovës, por edhe për perspektiven e vendit”, tha Maxhuni.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, theksoi se Akademia e Kosovës për Siguri Publike është qendër më e fortë e të gjitha llojeve të trajnimeve më bashkëkohorë për të gjitha agjencionet e Sigurisë Publike që janë të zbatimit të ligjit.

“Ngritja e cilësisë së trajnimeve dhe arsimimi i lartë është prioritet absolut i Akademisë dhe partnerëve të saj,  ICITAP-it dhe OSBE-së dhe së fundmi i Komisionit Evropian. Qytetarët me padurim presin inkuadrimin tuaj në Policinë e Kosovës. Meritoni pritjet e qytetarëve dhe ruajeni përjetësisht të drejtën që qytetarin ta shikoni në sy ”, u theksoi  Smakiqi.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)