27 Prill 2024

Sondazhi: Serbët nuk duan luftë

Beograd, 23 shtator - Sipas sondazheve më të reja, shumica dërrmuese e qytetarëve të Serbisë nuk do t`i përgjigjeshin thirrjes për çfarëdo angazhimi të armatosur ose aksion të dhunshëm me qëllim të të ashtuquajturës mbrojtje të Kosovës, pavarësisht se cili institucion ose organizatë do të dërgonte thirrjen e tillë.

Analistët kanë thënë se eventualisht vetëm anëtarët aktivë të grupimit të së djathtës ekstreme do të ishin të gatshëm të shkojnë në Kosovë dhe të marrin pjesë në operacione të tilla, ndonëse as kjo nuk mund të konfirmohet me siguri.

“Një përqindje shumë e vogël e qytetarëve të Serbisë do të ishte e gatshme që të shkojnë në luftë për mbrojtjen e Kosovës. Duke marrë parasysh se nuk kemi hulumtime aktuale empirike në këtë temë, mund të flas vetëm në bazë të kërkimeve të mëparshme, të cilat thonë se shumicës dërrmuese të të anketuarve nuk do t`i shkonte mendja që aktivisht të përfshihen në të ashtuquajturën luftë për Kosovën”, theksoi për gazetën “Danas”  analistaja Svetllana Logar.

Ajo ka deklaruar se pas luftërave të viteve 90, mundësia për pjesëmarrje në aksione luftarake është shumë e vogël.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)