30 Prill 2024

Skandali i pasaportave, austriakët dhanë ryshfet 10 për qind

Prishtinë, 13 dhjetor - Të paktën shtatë zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë të përfshirë në korrupsion në rastin “Natali Velijaj”, njëri prej tyre ka marrë 250 mijë euro dhe një tjetër 80 mijë euro, ka deklaruar Tomë Gashi avokati i të akuzuarës Natali Velijaj.

Gashi tha se ndaj paraburgimit të Natali Velijajt ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme, pas vendimit për zgjatje të paraburgimit. Ai thotë se ka pasë shkelje ligjore nga gjykata.

Ai tha se ajo është e sëmurë rëndë nga zemra dhe ka probleme edhe nga sëmundja e trombozës, mpiksje së gjakut. Ai prezantoi një dokument të autorizimit të Veliajat nga kompania austriake me të cilën ai pretendonte se ajo mund të bënte pagesa në xhirollogari të personave të caktuar zyrtar, me të cilët ajo kompani kishte rënë dakord që t’ua paguante si kundërshpërblim 1.4 milion euro.

Ai tha se kompania austriake kishte fituar në saje të faktit që ka dhënë një shumë prej 10 qindësh ryshfet të tenderit dhe jo se ishte më e mira në konkurrencë, ndërsa në garë ishte edhe një kompani sllovene dhe gjermane.

Gashi në \"Interaktiv\" tha se fillimisht Natali Velija kishte bartur 2.5 milionë eurot në llogari të kompanisë austriake, të paguara në xhirollogarinë e saj nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Një zyrtar i lartë në rastin Velija ka marrë 250 mijë euro nga vetë Natalia, tha avokati në një restorant jashtë Prishtinës.

Gashi tha se Velija ka deklaruar se asnjëherë nuk ka thënë se ministri Rexhepi ka kërkuar ryshfet, por zyrtarë të lartë në emër të tij e kanë bërë.

Ajo po ashtu ka akuzuar një zyrtarë të lartë të MPB-së, se i ka paguar 80 mijë euro kesh, në mënyrë që ai të ndikonte tek Organi Shqyrtues i Prokurimit, që të hiqte qafe ankesat e kompanive rivale. Sipas Gashit Velija akuzon edhe zyrtarë të lartë në Ambasadën e Austrisë. Velija ka filluar të hetohet prej rreth tre muajsh. Ajo ka deklaruar se do t’ia plotësojë dëshirën të gjithëve, edhe prokurorëve. Gashi përsëriti se Velija është e rrezikuar me jetë nga shëndeti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)