15 Maj 2024

S’ka aktakuza për mosdeklaruesit e pasurisë

Prishtinë, 4 tetor - Drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Hasan Preteni pretendon se ka dorëzuar në prokurori, të gjitha kallëzimet penale ndaj zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë. Ata janë 30 persona.

Afati për dorëzimin e formularëve për deklarim të pasurisë në këtë agjenci ka qenë nga 1 deri me 31 mars 2013.
 
Por dorëzimi i kallëzimeve penale nuk vërtetohet nga zyrtarët e Prokurorisë së Shtetit, të cilët thonë se asnjë aktakuzë në lidhje me shkeljen e Ligjit për Deklarim të Pasurisë, nuk kanë mundur të ngrenë. Ata thonë se nuk kanë pranuar asnjë kallëzim penal.

Për të gjitha këto raste, në bazë të nenit 437 të Kodit Penal, Agjencia është e obliguar të ushtrojë kallëzim penal në Prokurori. Megjithëse, drejtori i kësaj agjencie, Hasan Preteni pretendon se më 31 maj ka dorëzuar në prokurori kallëzimet penale për zyrtarët që nuk e kanë deklaruar pasurinë.

Ndërkohë, zyrtarët e kësaj të fundit këmbëngulin se deri të mërkurën pasdite (2 tetor) në adresë të tyre nuk ka shkuar asnjë kallëzim nga AKK-ja.

“Tribuna” ka ushtruar kërkesë zyrtare për të kontaktuar personin kompetent në lidhje me këtë çështje. Prokuroria e Shtetit ka autorizuar drejtorin e Njësitit për Shqyrtimin e Performancës për prokurorin Ehat Miftaraj.

/Tribuna/ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)