16 Maj 2024

Situata në veri edhe më e ndjeshme pas incidenteve në veri

Mitrovicë, 23 shtator - Në takimin e Komitetit për siguri publike që mbahet në kudër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës u vlerësuar se situata në veri të Mitrovicës është bërë edhe më e ndjeshme pas vrasjes së një pjesëtari të EULEX-it javën e kaluar si dhe shpërthimit në Lagjen e Boshnjakëve.

Kështu u vlerësua të hënën në takimin e Komitetit për siguri publike që mbahet në kudër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës.

Drejtori i kësaj drejtorie, Behxhet Bala, tha se deri para javës së fundit ka qenë një situatë më stabile, ndërsa pas incidenteve të fundit është vërejtur një tensionim i ndjeshëm në veri.

“Këto incidente janë duke u bërë në kohën kur pritet të nis fushata për zgjedhjet lokale që sivjet pritet të mbahen për herë të parë edhe në komunat në veri”.

Drejtori Bala, theksoi se këto janë akte të grupeve kriminale dhe ekstremiste serbe që kanë për qëllimin frikësimin e qytetarëve për të mos marrë pjesë në zgjedhje.

Pos rasteve të fundit kriminale, ditëve të fundit kemi një fushatë të egër kundër pjesëmarrjes në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Në këtë kontekst, ai tha se në pamfletet që janë duke u shpërndarë në veri nga grupet ekstremiste apelohet që të mos dilet në zgjedhje.

“Qytetarët kërcënohen se do të evidentohen të gjithë ata që bëhen pjesë e zgjedhjeve të 3 nëntorit”.

Ai shtroi nevojën për shtimin e masave të sigurisë në veri dhe parandalimin e incidenteve dhe kërcënimeve të vazhdueshme të grupeve kriminale dhe ekstremiste ndaj qytetarëve të rëndomtë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)