29 Prill 2024

Situata në veri e qetë, nën kontroll, por me rrugë të bllokuara

Prishtinë, 18 shtator - Situata në veri është e qetë dhe nën kontroll, thonë autoritetet policore në Mitrovicë.

Por, rrugët që çojnë në vendkalimet kufitare me Serbinë në veri, janë të bllokuara nga protestuesit serbë, të cilët edhe gjatë natës së kaluar përforcuan barrikadat, përfshirë edhe ato në urën kryesore në lumin Ibër, që shënon vijën ndarëse të qytetit të Mitrovicës, në veriun me shumicë serbe dhe jugun me shumicë shqiptare.

Mbrëmë serbët kanë vendosur barrikadë edhe te Tre Rrokaqiejt, por me ndërhyrjen e disa pjesëtarëve serbë të Policisë së Kosovës dhe të disa civilëve, barrikada është hequr.

Synimi ë kësakj barrikade ka qenë bllokimi i rrugës drejt fshatit Cabër, që është shfrytëzuar për qarkullim nga KFOR-i.

Zëdhënësi Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, tha për Radion Evropa e Lirë se gjendja edhe të dielën ka mbetur e qetë dhe se nuk është shënuar ndonjë incident.

Mirëpo, sipas Hotit gjatë natës në rajonin e komunës së Zubin Potokut janë dëgjuar disa të shtëna armësh .

“Kemi marr informacion për të shtëna armësh diku në regjionin e fshatrave të Zubin Potokut- përkatësisht në zonat e fshatrave Zupç dhe Koshtovë. Nga kjo zonë kemi ankesat dhe shqetësimet e banorëve, si atyre serbë ashtu edhe atyre shqiptarë, të cilët pretendojnë se të shtënat kanë ardhur nga drejtimi i kundërt. Policia nuk ka mundur të regjistrojë më saktësisht lokacionin se nga kanë ardhur të shtënat”, tha Hoti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)