05 Maj 2024

Situata në vend kryesisht është e qetë dhe stabile

Prishtinë, 10 tetor - Nën drejtimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është mbajtur sot mbledhja e rregullt e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, në të cilën u shqyrtua situata e sigurisë në vend.
 
Kryeministër i Republikës së Kosovës, njëherit kryesues i Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Hashim Thaçi theksoi se situata në vend kryesisht është e qetë dhe stabile, me përjashtim të veriut të Kosovës, ku situata po karakterizohet me tensione politike, të manifestuara me barrikada, të vendosura nga strukturat kriminale, që po pengojnë lëvizjen e lirë, si dhe herë pas here me incidente të armatosura.
 
Megjithatë, Këshilli i Sigurisë së Kosovës vlerëson inkurajuese faktin që pjesa më e madhe e komunitetit serb nuk është duke i mbështetur këto veprime antiligjore, si dhe vlerëson lartë maturinë dhe pjekurinë politike të qytetarëve shqiptarë, të cilët për asnjë moment nuk u bënë pre e provokimeve të grupeve kriminale serbe në veri.
 
Këshilli i Sigurisë së Kosovës në mbledhje diskutoi edhe për proceset politike në vend dhe rajon. Bisedimet teknike që po mbahen me Serbinë dhe që po udhëhiqen nga Bashkimi Evropian, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, KSK i vlerësoi si një detyrim që dalin nga marrëdhiniet me bashkësinë ndërkombëtare dhe si një proces që ka për qëllim lehtësimin e jetës së qytetarëve të dy shteteve.

Në ndërkohë, qëndrimi i Serbisë ndaj këtij procesi u vlerësua si destruktiv dhe tendencë për të sabotuar proceset demokratike në rajon dhe më gjërë.
 
Në takim, kryeministri Thaçi falendëroi institucionet e sigurisë për punën e tyre profesionale, po ashtu edhe institucionet ndërkombëtare, KFOR-in dhe EULEX-in për bashkëpunimin shumë kontruktiv për të shtrirë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë në tërë hapësirën e Republikës së Kosovës.
 
Këshilli i Sigurisë së Kosovës në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar edhe Strategjinë e Forcës së Sigurisë të Kosovës, të cilës iu dha drita jeshile që të dërgohet në Qeveri për miratim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)