28 Prill 2024

Situata e tensionuar, por e qetë në veri të Mitrovicës

Prishtinë, 17 shtator - Pavarësisht tensioneve të mbrëmjes së djeshme në veri të Kosovës, situata paraditen e sotme paraqitet e qetë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti ka thënë se nga mesnata deri në këto momente, situata është e qetë.

“Prej mesnatës deri në këto qaste nuk ka pasur as tubime, as protesta të serbëve. Nata deri më tani ka qenë e qetë dhe nuk është shënuar asnjë incident. Situata tani në mëngjes është e qetë. Nuk vërehen serbë në rrugë, as afër urës së lumit Ibër”, ka thënë Hoti.

Barrikadat gjatë natës janë përforcuar nga ana e serbëve duke shkarkuar sërish zhavorr nëpër rrugë.

Shumë serbë kanë qëndruar gjatë natës nëpër barrikada në afërsi të pikave kufitare Jarinje dhe Bërnjak, përkatësisht në Rudare dhe Zupç, ndërsa kanë vëzhguar edhe urat mbi lumin Ibër dhe të gjitha rrugët tjera të cilat çojnë në drejtim të veriut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)