28 Prill 2024

Situata e sigurisë në veri e qetë, ndonëse me disa incidente

Mitrovicë, 27 gusht - Gjendja e sigurisë në Mitrovicë në dy javët e fundit ka kaluar me disa incidente por, nuk ka refleltuar në sigurinë e përgjithshme, përderisa problem sërish mbeten barrikadat në rrugët e veriut.

Kështu u vlerësua të hënën në takimin e Komitetit të Sigurisë që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës.


Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim,Behxhet Bala theksoi se javëve të fundit situata ndonëse ka  qenë  e qetë, por vazhdon të jetë e tensionuar pas disa incidenteve që kanë ndodhur në veri.

Ai dënoi këto akte të dhunshme  të kriminelëve serbë si  rrahja në orët e vona të natës  e disa qytetarë shqiptarë nga një grup prej 10 vetash  te  pajisur  me shkopinj dhe gjesende te forta.

Gjuajtjen  me granatë restorantit “Tihanoç” në  Lagjen e Boshnjakëve, të shtënat me armë zjarri ne Zubin Potok afër pikes 31 ku qëllimi ka qenë frikësimi i ushtarëve të  KFOR-it.

Sipas,banorëve të asaj ane ka lëvizje të njerëzve të panjohur në pjesën veriore ku u shihen edhe armë në brez,  prandaj kjo tregon se duhet të kemi siguri më shtuar në këtë pjesë tha z. Bala   

Në anën tjetër, ai përmendi si problem barrikadat që kanë mbetur në rrugët e veriut. Theksoi se ato janë barrikada të turpit, duke penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe duke e vështirësuar jetën e tyre.

Ai kërkoi nga organet e sigurisë që te indentifiokohen të gjithe ata qe vazhdimisht shkaktojne incidente dhe shqetesime në pjesen veriore, po ashtu të merren masa ligjore ndaj tyre.

Gjithashtu, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se  kemi një situate të mire nga  nga zjarret krahasuar me vitin e kaluar.

“Nuk kemi pas vatra zjarri këtë vit krahasuar me vitin e kaluar, kjo falë trajnimeve që janë organizuar në maj të këtij viti në shkollat fillore dhe të mesme, me temë ‘Si të mbrohemi nga zjarri’ , projekt ky i mbështetur nga Drejtoria për mbrojtje dhe Shpëpim” ku janë shpërndarë edhe 10 mijë fletushka  tha ai.

Ai, po ashtu falenderoi  stacionin e policisë të pjesës jugore për largimin e parkingjeve ilegale në rrugët e qytetit ku përbënin shqetësim për trafikun rrugor dhe këmbësorët.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)