05 Maj 2024

Situata e qetë, problem mbeten barrikadat

Mitrovicë, 30 korrik - Gjendja e sigurisë në Mitrovicë në dy javët e fundit ka qenë më e qetë, përderisa problem mbeten barrikadat në rrugët e veriut. Kështu u vlerësua në takimin e Komitetit të Sigurisë që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, theksoi se javëve të fundit situata ka qenë më e qetë, por vazhdon të jetë e brishtë. Ai falënderoi strukturat e sigurisë, të cilat kanë qenë shumë më aktive kohëve të fundit, qka është reflektuar edhe në terren.

Ai përmendi si problem barrikadat që kanë mbetur në rrugët e veriut. Theksoi se ato janë duke penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe duke e vështirësuar jetën e tyre.

“Strukturat e sigurisë, sidomos KFOR-i duhet të veproj dhe t’i largoj barrikadat”, tha Kastrati.

Ndërsa, Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se shqetësuese vazhdojnë të jenë të shtënat me armë si në veri ashtu edhe në jug të qytetit nëpër dasma dhe ahengje

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)