29 Prill 2024

Situata e qetë në veri të Mitrovicës

Mitrovicë, 23 shtator - Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati dhe komandanti i KFOR-it për veri, kolonel Frank Barrera, në një takim të përbashkët kanë vlerësuar se gjendja e sigurisë në Mitrovicë pas incidenteve të fundit është e qetë.

Në takim u bisedua edhe për zhvillimet tjera në Mitrovicë si dhe për sfidat me të cilat ballafaqohen qytetarët.

Kryetari Kastrati ka përmendur si problem mungesën e lëvizjes së lirë për shqiptarët në veri të qytetit, përderisa qytetarët serbë lëvizin lirshëm në jug dhe në gjithë Kosovën. “Kjo gjendje në veri vazhdon të jetë shqetësuese, meqë banorët shqiptarë nuk kanë liri qarkullimi”.

Në këtë kontekst, ai ceku edhe problemet e mëdha që kanë të bëjnë me qasjen në prona private. “Numri i pronave shqiptare të uzurpuara në veri është i madh. Pronarët janë të dëmtuar dyfish, meqë ata nuk marrin qira për shtëpitë dhe banesat e tyre të uzurpuara, ndërsa vetë duhet të paguajnë qira në jug në shtëpitë ku janë duke jetuar”.

Kryetari Kastrati, theksoi se qytetarët kanë besim të madh tek KFOR-i që është privilegj, por edhe përgjegjësi. “Problemi kryesor në veri është mungesa e rendit dhe ligjit si dhe tolerimi i grupeve kriminale atje”, tha ai, duke shtuar se duhet shumë më tepër vendosmëri nga autoritetet e rendit.

Në takim me komandantin e KFOR-it në veri, kryetari Kastrati, ngriti edhe çështjen e rrethojave që nuk po largohen nga hapësirat publike që janë pranë selisë së UNMIK-ut dhe OSCE-së në Mitrovicë. Ai theksoi se ka shtatë muaj që ka kërkuar një gjë të tillë prej tyre, mirëpo ata nuk janë duke lëvizur.

Duke folur për këto rrethoja, ai tha se është absurde që vetëm pesë zyrtarë të UNMIK-ut e mbajnë peng një ndërtesë aq të madhe sa ajo e ish-Jugobankës, ndërsa nuk pranojnë as t’i largojnë rrethojat nga hapësirë publike. “Është papërgjegjësi e madhe e tyre, meqë kjo është kërkesë e qytetarëve dhe vendim i Kuvendit të Komunës”.

Lidhur me këtë çështje, kolonel Barrera, ka premtuar se do të bisedoj me zyrtarët e UNMIK-ut dhe OSCE-së në Mitrovicë në mënyrë që të gjendet një zgjidhje dhe mos të ketë tensionim të situatës. Në anën tjetër, ai është interesuar edhe për aspektin ekonomik në Mitrovicë.

Për këtë, kryetari Kastrati, ka përmendur projektin e Zonës së lirë ekonomike, si një ide për ta zbutur papunësinë  pa pasur nevojë për investime të mëdha.             


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)