29 Prill 2024

Shtyhet gjykimi ndaj Sami Lushtakut

Prishtinë, 12 mars - Është shtyrë deri më 20 mars gjykimi ndaj kryetarit të Skënderajt, Sami Lushtaku dhe të akuzuarve të tjerë në rastin e “BIRN”-it.

Shtyrja e gjykimit të tyre u bë meqë në seancë nuk u paraqitën të akuzuarit, përveç Qani Mehmedit, pasi që atyre nuk u kanë shkuar ftesat nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Avokati i kryetarit të Skënderajt, Arianit Koci, ka thënë se klienti i tij nuk është paraqitur në gjykatë për shkak se ata nuk kanë marrë asnjë ftesë zyrtare për fillimin e gjykimit, ndërsa ka thënë se ata do të marrin pjesë në seancat e tjera, që janë caktuar.

Ndërkohë, pala e dëmtuar në këtë rast, drejtoresha e BIRN-it, Jeta Xharra, është shprehur e kënaqur që pas më shumë se një viti ka filluar ky proces gjyqësor dhe se pret vendim të merituar.

Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, Qani Mehmedi, Avni Azemi, Rexhep Hoti, Riza Hajdari dhe Arizona Dibra akuzohen nga prokuroria për veprat penale të kanosjes dhe shkelje të statusit të barabartë të qytetarëve të Kosovës.

Njëri nga të pranishmit në seancën e së martës, Qani Mehmedi, e ka quajtur absurde një proces të tillë gjyqësor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)