05 Maj 2024

SHSK dhe PK nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Prishtinë, 15 mars - Shërbimi Sprovues i Kosovës (SHSK) i cili funksionon ne kundër të Ministrisë së Drejtësisë dhe Policia e Republikës së Kosovës (PK), sot nënshkruan memorandum bashkëpunimi.

Ky memorandum u nënshkrua nga Zëvendësministri i Drejtësisë, Abdyl Ymeri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

Memorandumi ka për qëllim, krijimin, zhvillimin dhe avancimin e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Drejtësisë – SHSK-së dhe Policisë së Republikës së Kosovës, në shkëmbimin e informacioneve dhe ofrimin e  mbështetjes për ekzekutimin e masave dhe dënimeve alternative dhe për mbikëqyrjen e personave te liruar me kusht nga burgu, në pajtim me dispozitat e aplikueshme ligjore.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)