02 Maj 2024

Shqiptarët në Mitrovicë të shqetësuar

Prishtinë, 4 korrik - Java e fundit në Mitrovicë ka qenë e qetë dhe pa ndonjë incident serioz, megjithë aktivitetet e shumta gjatë kësaj kohe. Kështu u vlerësua të hënën në takimin e Komitetit për siguri që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Nënkryetari i Komunës, Riza Haziri, tha se banorët në veri ishin shqetësuar nga defilimet e motoristëve që kishin ardhur nga Serbia për të marrë pjesë në “Vidovdan”. “Numri i madh i motoristëve të ardhur nga Serbia në veri të Mitrovicës më 27 qershor dhe defilimi i tyre nëpër lagjet me popullatë përzier kishte shqetësuar banorët joserbë që jetojnë atje”.

Megjithatë ai theksoi se nuk është shënuar ndonjë incident serioz që do të ndikonte në gjendjen e përgjithshme të sigurisë. “Strukturat e sigurisë e kanë menaxhuar mirë organizimin për “Vidovdan” dhe nuk ka pasur eksese”.

Nënkryetari Haziri potencoi se gjatë javës së fundit ka pasur aktivitete të shumta në kuadër të “Javës së Kulturës” që po mbahet në Mitrovicë. Tha se gjithçka ka kaluar mirë, ashtu sikur edhe manifestimit që është mbajtur me 28 qershor në Bajgorë në 13 –vjetorin e themelimit të Zonës operative të UÇK-së në Shalë.

Ndërsa zyrtari i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shefqet Aliu, ka përmendur një ngjarje tjetër që ka ndodhur pikërisht me 28 qershor në veri dhe që poashtu ka qenë shqetësuese për shqiptarët. Tha se një grup serbësh kanë prerë disa druaj dhe kanë rrafshuar terrenin në pronën e familjes Terziqi, në afërsi të shkollës së mjekësisë.

Aliu theksoi se banorët shqiptarë që jetojnë në atë zonë kanë qenë mjaft të shqetësuar, për faktin se ai grup serbësh kishin filluar të punojnë në një pronë private. “Është fjala për një pronë private ku ka ekzistuar një objekt fetare (teqe) e cila gjatë luftës është djegur së bashku me shtëpinë e asaj familje”, tha ai, duke shtuar se pas ndërhyrjes së policisë është ndërprerë puna.

Në këtë takim, nënkryetari i komunës, Riza Haziri, ka kërkuar nga strukturat e sigurisë që të jenë të kujdesshme pas reagimeve nga pala serbe në veri lidhur me marrëveshjet e arritura mes Kosovës e Serbisë. Tha se qarqe të ndryshme në veri nuk janë të kënaqura nga këto marrëveshje dhe mund të tentojnë të tensionojnë situatën.    
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)