28 Prill 2024

Shqiptarët edhe në Zvicër sulmohen mes vete me armë

Bernë, 2 nëntor - Shtypi zviceran ka mbushur faqet me lajmin se si shqiptarët e Kosovës janë përfshirë në një konflikt ku dy klane kosovare janë përleshur me armë zjarri në mes të rrugës.

Një shkëmbim zjarri shpërtheu natën e së hënës në Lucens (VD), duke plagosur rëndë një nga protagonistët. I plagosuri, kosovari 30- vjeçar, është goditur me një plumb në gjoks dhe është transportuar në Spitalin Universitar të Lozanës.

Ndërsa, katër burra kosovarë të përfshirë po në këtë përleshje, të moshës 22-34 vjeç, janë dërguar në burg, njofton albinfo.

Sipas disa banorëve, tre burra gjendeshin në një makinë (Mercedes), ndërsa dy të tjerët afër shtëpisë së një familjeje kosovare.

Gazetari për të përditshmen “Le matin” shpjegon se ngjarja ka ndodhur në parkingun e shtëpisë së një familjeje kosovare, të njohur në fshatin e lartpërmendur. Në këtë shtëpi banojnë tri gjenerata të tëra, prindërit, tre djem dhe gjashtë nipa.

Së pari, një e shtunën nga makina ka qëlluar një nga djemtë e zotit të shtëpisë, i cili atë natë kishte konakun plot mysafirë.

Menjëherë, makina është larguar para së të kthehet sërish, dhe afër dhjetë të shtëna janë dëgjuar në lagje, gjersa shoferi i makinës është plagosur.

Sipas gjasave, shkaku i konfliktit ishte një borxh i pakthyer, ndërsa hetimet penale veç se kanë filluar. Ngjarja e tmerrshme vazhdon të ushqejë befasinë e banorëve, kur ata mendojnë së aty kishte edhe fëmijë. Me këtë ngjarje sërish imazhi i kosovarëve në Zvicër pëson edhe një goditje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)