19 Prill 2024

Shpërthim pa pasoja në Mitrovicë

Mitrovicë, 12 nëntor - Një shpërthim është regjistruar në mëngjesin e sotëm në orën 5:30 në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, ndërsa si pasojë e shpërthimit një garazh dhe një automjet privat kanë pësuar dëme materiale.

Në bazë të raporteve të para policore të siguruara nga hetuesit në terren mësohet se nga mjeti eksplodues, i cili nën rrethana ende të pasqaruara ka shpërthyer, përveç disa dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Kosovës, Besim Hoti ka bërë të ditur se granata ka shpërthyer rreth orës 05:30, në catinë e një garazhi, pronë e banorit serb Nebojsha Dimitrievic.

Raportohet se përvec catisë është dëmtuar edhe makina e tij, si dhe dritarja në ndërtesën ngjitur.

"Në bazë të vlerësimeve preliminare të njësive përkatëse policore është konstatuar se shpërthimi kishte ndodhur nga aktivizimi i një granatë dore e improvizuar me fitil ngadalë ndezës, ndërsa në vend ngjarje, prapa garazhit, janë identifikuar edhe dy mjete eksploduese të pa shpërthyera, granata dore të improvizuara me fitil ngadalë ndezës, prodhim rus", sqaron zyra për informim e Policisë në Mitrovicë.

Një nga dy granatat e gjetura të pashpërthyera, është deaktivizuar dhe tërhequr nga vendi i ngjarjes, ndërsa mjeti i dytë i pashpërthyer është aktivizuar sigurt nga ekspertët policor në vend ngjarje.

Policia ende është duke zhvilluar hetimet intensive për të zbuluar shkaqet, motivet dhe rrethanat e këtij akti kriminal, derisa kryesit e mundshëm deri në këtë moment mbesin ende të panjohur. Rasti është regjistruar si vepër penale "shkaktim i rrezikut të përgjithshëm".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)