02 Maj 2024

Shpërthim në pjesën veriore të Mitrovicës

Prishtinë, 7 maj - Një shpërthim është dëgjuar sot në orët e para të mëngjesit në afërsi të Shkollës Teknike në pjesën veriore të Mitrovicës, bëjnë të ditur banorët e Lagjes së Boshnjakëve, të cilët theksojnë se shpërthimi ka shqetësuar banorët shqiptarë të këtij lokaliteti.

Albin Kelmendi, i cili banon me familjen e tij në pjesën veriore të kësaj lagje, në mesin e shtëpive serbe, tregon se ky shpërthim ka shqetësuar banorët e atyshëm, konkretisht familjen e tij.

“Pasi është dëgjuar shpërthimi ne kemi dalë në oborr të shikojmë se çka ka ndodhur, në ndërkohë pesë serbë, që supozohet se kanë qenë të armatosur kanë hyrë në oborrin e shtëpisë sime, por kur na kanë vërejt neve se jemi zgjuar atëherë janë larguar”, tha Kelmendi.

Ai tregon se në vendin e ngjarjes fillimisht ka dalë një polic shqiptar e më pas edhe një polic serb i veriut, i cili vetëm ka marrë deklaratën dhe ka thënë se nuk mund të hapen hetime për këtë rast, pasi që nuk është dëmtuar asgjë.

Sidoqoftë, vet prania e tyre në oborrin e shtëpisë ka shqetësuar këtë familje, e cila edhe ashtu jeton nën ankth në këtë pjesë të qytetit të rrethuar nga serbët.

Ndryshe, nga policia bëhet e ditur se në mbrëmjen e të premtes në veri të Mitrovicës ka ndodh edhe një incident tjetër, konkretisht një përleshje në mes të dy grupeve të të rinjve serb, njëra nga veriu i Mitrovicës dhe tjetra nga Zveqani.

Mësohet se fillimisht ata janë përleshur ndërmjet tyre në rrugën “Kral Petri”, ndërkaq më pas ka pas tentativa që të vazhdojnë përleshjen e tyre dhe në afërsi të Shkollës Teknike, por policia ka penguar një gjë të tillë.

Megjithatë një situatë tensionuese, sipas policisë, ka qenë deri në mesnatë. Hetimet rreth rastit janë duke u zhvilluar, por ende nuk dihet nëse këto incidente kanë lidhje në mes tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)