02 Maj 2024

Shpërthim i fuqishëm tek Kroi i Vitakut

Mitrovicë, 21 nëntor - Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot rreth orës 9 e 30 minuta në lagjen ”Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës. Kjo lagje dhe disa të tjera të banuara me popullatë të përzier kohët e fundit janë përshkuar me incidente të shpeshta.

Lajmi për shpërthimin e ka konfirmuar për Radio Kosovën edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

Zëdhënës rajonal i Policisë në Mitrovicë, ka theksuar se nga detonimi që është dëgjuar tani, nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale.

Kurse pas incidenteve të fundit në ”Kroin e Vitakut”, është zhvilluar një takim i jashtëzakonshëm i Komitetit të Sigurisë në Mitrovicë.

”Përkundër kërcënimeve dhe incidenteve që janë duke krijuar strukturat paralele serbe në veri, rindërtimi i shtëpive të djegura dhe të shkatërruara në luftë nuk do të ndërpritet”, ka theksuar Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, në këtë takim.

Kryetari Kastrati, theksoi se shtëpitë po rindërtohen për ata që kanë jetuar dhe kanë pronat në veri dhe jo për të tjerët. “Shumë qytetarë të veriut jetojnë nëpër strehimore kolektive në jug, andaj ne kemi për obligim t’u ndihmojmë që të kthehen në shtëpitë e tyre”.

Ai tha se strukturat paralele serbe janë duke tentuar që me çdo kusht ta ndërprejnë këtë proces, duke mos kursyer mjetet. “Të martën ka qenë një situatë e tensionuar, e cila ka mundur të eskaloj, pas sulmit të një grupi serbësh ndaj punëtorëve shqiptarë, me ç‘rast ka mbetur i lënduar nga gurët përfaqësuesi i shqiptarëve të Kroit të Vitakut, Nazmi Ismajli”.

Kryetari Kastrati, potencoi se tensionimit të situatës janë duke i kontribuuar persona që në emër të UNMIK-ut në veri kërkojnë leje për rindërtim të shtëpive. “Kjo është absurditet, meqë askund në botë nuk kërkohet leje për rindërtim të shtëpisë së djegur”, ka deklaruar ai.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)