02 Maj 2024

Shpërthen furra e impiantit bërthamor në Francë

Paris, 12 shtator - Një furrë e impiantit bërthamor të Marcoule-it në Francë ka shpërthyer, duke mbjellë friken e një rreziku për rrjedhje të mundshme radioaktive.

Autoritetet vendore flasin për të pakten një të vdekur dhe katër persona të plagosur, një nga të cilët është në gjendje të rëndë.

Reaktori i Marcoule përdoret pjesërisht për prodhimin e karburantit që riciklon plutonium nga armet berthamore. Forcat e rendit kanë rrethuar të gjithë zonën.

Centrali berthamor në fjalë është i pari i ndërtuar në Francë.

Një zëdhënës i komisionit të energjisë atomike deklaroi së për momentin nuk është diktuar rrjedhje radioaktive, por një perimeter sigurie është vendosur për të shmangur çdo rrezik të mundshme.

Kompleksi berthamor ndodhet në jug te Frances, shumë pranë bregut mesdhetar të saj.

Ai ka gjithsej kater reaktore, tre nga të cilët e kishin pezulluar punen që përpara shperthimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)