29 Prill 2024

Shpërthen bomba në qendrën tregtare në Athinë

Athinë, 20 janar - Një bombë shpërtheu paraditen e së dielës në qendrën tregtare \"The Mall\", në Athinë.

Sipas policisë, bomba shpërtheu rreth orës 10.40 në momentin që në qendrën tregtare ndodheshin më tepër se 200 persona.

Ka qenë një telefonatë në një faqe lajmesh interneti e në vazhdim në gazetën Elefterotipia që ka paralajmëruar për vendosjen e bombës.

Forca të shumta të policisë mundën të evakuonin vizitorët e qendrës tregtare. Në rrethana që ende nuk dihen, në momentin e shpërthimit të bombës u plagosën lehtë dy roje sigurie të ndërtesës.

Autoritetet thonë se bomba ishte vendosur në një kosh plehrash në katin e parë të qendrës tregtare. Ajo përbëhej nga dy ose më shumë kallëpe dinamiti të lidhura me një sahat.

Autoritetet thonë që shpërthimi i bombës ishte një akt terrorist, por ende nuk ka ndonjë organizatë që të ketë marrë përsipër autorësinë.

Dyshohet se akti mund të jetë vepër e të njëjtës organizatë që pak ditë më parë qëlloi me kallashnikovë zyrën e kryeministrit Andonis Samaras.

Një ditë më parë ka qenë ministri i mbrojtjes së qytetarit, Nikos Dendias, që ka pranuar se shërbimet greke të sigurisë janë vënë në alarm të kuq pas informacioneve se në vend pritet të ketë një valë të re sulmesh terroriste.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)