24 Prill 2024

Shpend Maxhuni, emërohet U.D i Drejtorit të Policisë

Prishtinë, 5 gusht - Kryeministri Republikës së Kosovës Hashim Thaçi merr vendim për emërimin e Shpend Maxhuni, ushtrues i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të nenit 94 paragrafit 3 dhe 10 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 43 paragrafit 2 të ligjit nr. 03/L-035 për Policinë, si dhe të nenit 4 (4.1) të rregullores nr.02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive, ka nxjerrë:

Vendim

Për emërimin e Shpend Maxhuni, ushtrues i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Shpend Maxhuni do t’i kryejë detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, në pajtim me dispozitat e ligjit 03/L-035 për Policinë dhe legjislacionit përkatës për policinë.

Mandati i Shpend Maxhuni si ushtrues i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës përfundon në momentin e emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, në pajtim me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe legjislacionit përkatës për policinë apo të nxjerrjes së vendimit tjetër nga Kryeministri.

Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)