28 Mars 2024

Shpallet tenderi për prodhimin e Pasaportave Elektronike

Prishtinë, 5 nëntor - Ministria e Punëve të Brendshme, në pajtueshmëri me nenin 38 të Ligjit nr. 02/L-99 për Prokurimin Publik në Kosovë, i amandamentuar me Rregulloren nr. 2007/20 dhe në konsultim me Ekipin e Projektit për Përkrahje të Reformës së Prokurimit Publik në Kosovë, projekt i financuar nga Komisioni Evropian, ka përgatitur dhe ka shpallur me procedurë të hapur tenderin për Furnizim me Pasaporta Elektronike.

Njoftimi për kontratë për këtë furnizim është publikuar sot, më 05.11.2010 në shtypin ditor, në mjetet elektronike, si dhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, www.mpb-ks.org  dhe në faqen zyrtare të KRPP-së,   www.ks-gov.net/krpp. Kjo fazë do të mbyllet  më datën 30.11.2010.

Procesi tenderues do të zhvillohet me dy faza: Faza e parë - do të jenë procedurë e kufizuar para-kualifikuese dhe Faza e dytë – ku do të konkurrojnë vetëm ato kompani të cilat kualifikohen, dhe me këtë rast përzgjidhet fituesi.

Procedura e tenderimit do të zgjasë deri në 3 muaj.

Ministria e Punëve të Brendshme do të sigurohet që i tërë procesi të jetë transparent dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)