15 Maj 2024

Shpallet dënimi për një rast të kontrabandës me imigrantë

Prishtinë, 30 tetor - Sot, një trup gjykues i përbërë nga gjyqtarë vendas dhe ndërkombëtarë në Gjykatën Themelore të Prizrenit e shpalli Adrian Bytyqin fajtor për kontrabandë me imigrantë dhe e dënoi atë me burgim prej tri vjetësh.  I pandehuri u dënua në bazë të marrëveshjes për pranimin e fajësisë.

Ardian Bytyqi u shpall fajtor për kontrabandën e imigrantëve, kryesisht me prejardhje turke, nga Kosova për në Kroaci dhe Slloveni dhe tutje për në destinacionet përfundimtare të tyre në Itali dhe në vendet e tjera të BE-së, përfshirë Hungarinë, Austrinë, Gjermaninë dhe vendet e tjera të Evropës perëndimore.

Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).

I pandehuri u arrestua në prill 2012 si pjesë e një operacioni të përbashkët të Njësisë së EULEX-it për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe të Departamentit të Krimit të Organizuar të Policisë së Kosovës.

 Aktakuza është ngritur nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së më 16 prill 2013. Gjykimi ka filluar më 28 tetor 2013.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)