27 Mars 2023

SHIK-u vepron, fiton 200 milionë dollarë në vit

Bruksel, 27 maj - Deklarata publike e ish-shefit të SHIK-ut, Kadri Veseli, se kjo strukturë e krijuar nga PDK-ja ka pushuar së funksionuari në prill të 2008-s, kontestohet në raportin e Komitetit Kombëtar të Politikës së Jashtme Amerikane. Në raportin e këtij Komiteti, i cili është publikuar së fundmi, është theksuar se kjo strukturë edhe më tej është funksionale dhe si e tillë ajo përfiton miliona euro gjatë vitit duke abuzuar qytetarët. 

“SHIK-u është strukturë e inteligjencës nëntokësore të PDK-së dhe brenda vitit merr 200 milionë dollarë nëpërmjet ryshfetit, grabitjeve dhe shantazhit. Kjo strukturë është një lidhje kriminale mes shqiptarëve dhe bandave serbe si dhe rrjete të tjera kriminale transnacionale”, thuhet në raport.

Aty ceket se për shuarjen e kësaj strukture mungon vullneti politik shtetëror.

“Në Kosovë jo vetëm që mungon gjyqësori, por mungon edhe vullneti politik për të trajtuar sektorin joformal, për të cilin ka mungesë të legjislacionit për hetimin e krimit të organizuar”, theksohet në raport.

Kjo është mbështetur në faktin se institucionet e Kosovës ende nuk e kanë nxjerrë ligjin antimafia, i cili do të parandalonte këtë fenomen.

“Kosovë nuk ka një ligj antimafia ose një ligj që rregullon konfiskimin e aseteve kriminale si dhe mbrojtjen e dëshmitarëve. Këto dispozita aktualisht janë joekzistente”, ceket në raport, ku është përmendur edhe trafikimi i qenieve njerëzore.

Ndërkohë, zyrtarët e PDK-së nuk kanë dashur të komentonin për vlerësimin e paraqitur në këtë raport. Dy nënkryetarët e kësaj partie zv.kryeministri Hajredin Kuçi, si dhe kryetari i Komisionit Parlamentar të Punëve të Brendshme dhe Sigurisë, Rrustem Mustafa, kanë deklaruar se nuk e kanë parë raportin dhe nuk mund të japin komente.

Por deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDD-së, Gani Geci, i cili njëherësh është kryetar i Komisionit Parlamentar të Inteligjencës, ka deklaruar se ky raport vetëm se i ka forcuar dyshimet se SHIK-u vazhdon të jetë funksional 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)