05 Maj 2024

Shfajësohen tre persona për një rast të vrasjes

Pejë, 27 korrik - Një trup gjykues i përbërë nga një gjykatës i EULEX-it dhe dy vendas në Gjykatën e Qarkut në Pejë i ka shfajësuar tre persona të akuzuar se kanë bashkëpunuar për ta kryer një vrasje.

Shefqet Kelmendi, Xhevdet Kelmendi dhe Valdet Kelmendi janë liruar nga akuza për bashkim kriminal lidhur me veprën penale të vrasjes së rëndë. Po ashtu, njëri nga të pandehurve është liruar edhe nga akuza për mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose përdorim të paautorizuar të armëve.  

Ky rast është rigjykuar me urdhër të Gjykatës Supreme. Procedura kundër dy të bashkakuzuarve ishte ndarë në qershor 2012 dhe do të vazhdojë me gjykim të veçantë. Dy të dyshuar nga Shqipëria janë ende në arrati.

Rasti ka të bëj me një vrasje të kryer në muajin gusht 2006, në fshatin Baicë, komuna e Istogut.

Ndjekjen penale e ka bërë një prokuror i qarkut i EULEX-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)