29 Prill 2024

Sheremet Ahmeti ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në SHBA

Prishtinë, 17 qershor - Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, Sheremet Ahmeti ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ahmeti gjatë vizitës së tij në SHBA do të marrë pjesë në Asociacionin Ndërkombëtar të Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimeve të Zbatimit të Ligjit.  Pas pjesëmarrjes në këtë konferencë kryeshefi Ahmeti zyrtarisht do ta vizitojë edhe Ëashingtonin.

Po ashtu kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Sheremet Ahmeti do të udhëtojnë edhe për në Belgjikë ku do të marrin pjesë në Konferencën e Lidershipit që organizohet nga Kolegji Policor i Belgjikës në Bruksel.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)