03 Maj 2024

Sheremet Ahmeti, ka udhëtuar në vizitë zyrtare në Turqi

Prishtinë, 26 prill - Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, Sheremet Ahmeti, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Nazili të Turqisë, ku do të marrë pjesë në  Konferencën Rajonale Ballkanike për Trajnim Policor.

Gjatë kësaj vizite, kryeshefi Ahmeti do të ketë takime me përfaqësues të institucioneve të sigurisë publike të shteteve të ndryshme ballkanike, ku ndër çështjet kryesore do të jenë nxitja e bashkëpunimit dhe shkëmbimi i përvojave në mes këtyre shteteve në fushën e trajnimeve policore.

Po ashtu, në këto takime pritet të diskutohen tema të ndryshme që kanë të bëjnë me çështjet e zhvillimit dhe ngritjes së kapaciteteve të policisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)