30 Prill 2024

Shërbimi Korrektues i Shqipërisë përkrahë atë të Kosovës

Prishtinë, 10 qershor – Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Shemsi Hajrizi, po qëndron për një vizitë zyrtare në Tiranë, me ç’rast është pritur në takim nga Drejtori i Shërbimit Korrektues të Shqipërisë, Artur Zoto.

Gjatë këtij takimi u bisedua për shkëmbimin e përvojave në mes të këtyre dy shërbimeve përmes projekteve të përbashkëta që ka Caritasi i Kosovës dhe Caritasi i Shqipërisë, të cilat kanë të bëjnë me përgatitjen profesionale për të burgosurit, ku me anë të aktiviteteve edukuese do ju ofrohet njohuri lidhur me profesione të caktuara, të cilat ata mund t’i përdorin pas lirimit nga burgu dhe t’i shndërrojnë në profesion.

Hajrizi ka njoftuar drejtorin Zoto me punën që ka bërë dhe po bënë Shërbimi Korrektues i Kosovës për të siguruar kushte sa më të mira për burgosurit dhe të paraburgosurit.

Bashkëbiseduesit pasi diskutuan për gjendjen aktuale në qendrat korrektuese dhe të paraburgimit, shprehen gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit në mes të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe atij Shqipërisë.