28 Prill 2024

Shefqet Kabashi dënohet me dy muaj burgim

Hagë, 16 shtator -  Shefqet Kabashi është dënuar më dy muaj burgim nga Tribunali i Hagës. Trupi Gjykuese në Tribunalin e Hagës ka shpallur vendimin për dëshmitarin në rastin “ Haradinaj”, Shefqet Kabashi i cili akuzohej nga prokuroria për shpërfillje të Tribunalit.

Në bazë të provave qe ka pranuar gjykata, Kabashi është dënuar me 2 muaj burgim, ndërsa në të do të përfshihet edhe paraburgimi prej 31 ditësh që Kabashi e ka vuajtur në Hagë.

Shefqet Kabashi, ish-pjesëtar i UÇK-së, ishte arrestuar në Holandë për shpërfillje të Tribunalit të Hagës në vitin 2007, kur kishte refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të hetuesve gjatë dhënies së dëshmisë kundër Ramush Haradinajt dhe të tjerëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)