05 Maj 2024

Shefi i Suedisë në NATO, Odd Werin vizitoi MFSK-në

Prishtinë, 25 mars - Ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Agim Çeku dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati pritën në takim  sot, në Ministri, shefin e delegacionit të Suedisë në NATO, kontra admiralin Odd Werin me bashkëpunëtorë.

Ministri i FSK-së, Agim Çeku, fillimisht falenderoi admiralin Werin mbi bashkëpunimin e  shkëlqyer që MFSK-ja ka me shtetin e Suedisë, pastaj shërbimin e kontigjentit të Forcave të Armatosura të Suedisë në kuadër të KFOR-it në Kosovë, mbështejen e pakursyer të këshilltarve suedez në kuadër të Ekipit Këshillues(NAT), të NATO-s, për ministrinë e FSK-së, në fushën e Bashkëpunimit Ushtarako-Civil, në fushën e të Drejtave të Njeriut, në fushën humanitare( deminim), e fusha tjera.

Gjithashtu, ministri Çeku e njoftoj admiralin Werin, mbi zhvillimin e FSK-së, ndertimin e raporteve bilaterale me shumë vende të NATO-s, e vende tjera, pjesmarrjen në ushtrime të përbashkëta rajonale, për respektin që gëzon FSK-ja tek popullata vendore, si edhe për sfidat dhe përspektiven e saj, dhe gjithashtu mbi procesin e Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë së Kosovës. Ministri Çeku u shpreh se me rastin e rishikimit të sektorit të Sigurisë, ne kemi qenë mjaft trasparent si për opinionin e brendëshëm ashtu edhe për atë të jashtëm e sidomos faktorët relevant vendor e ndërkombëtarë.

Nga ana e tij, kontra admirali Odd Werin u shpreh jashtzakonisht falenderues për transparencën e procesit të Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë së Kosovës, për aktivitetet në të mirë të popullatës së vendit në përgjithësi si dhe e përgëzoi për të arriturat e deritanishme të ministrisë dhe FSK-së.

Një prezentim më në detaje të procesit të Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë e paraqiti këshilltarja politike e Ministri, Besa Kabashi-Ramaj, e cila referoj mbi këtë proces që nga fillimi e deri tek miratimi i rekomandimeve në Qeveri.

Delegacioni i Suedisë dhe në veçanti, admirali Werin shfaqën intereresim për procesin në terësi, për fazat e planifikuara të zhvillimit, fondet e çështje tjera të lidhura me të ardhmen.

Kjo ishte vizita e parë e Admiralit Odd Werin në ministrinë për FSK, Ai ishte i shoqëruar nga ambasadori i Suedisë në Republikën e Maqedonisë dhe Republikën e Kosovës, Mats Staffansson, Henrik Nilsson, ingarkuar me punë pranë Ambasadës së Suedisë në Kosovë, e ushtarakë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes të Suedisë  dhe Forcave të Armatosura të Suedisë.

Ndërsa nga pala jonë në takim me delegacionin suedez, pos ministrit Çeku dhe komandant Kastratit, morën pjesë edhe zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore(KFT), gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, shefi i Drejtorisë për Politika dhe Plane, Faruk Geci, këshilltarja politike e ministrit, Besa Kabashi Ramaj si dhe shefi i Sektorit pë Bashkëpunim Ndërkombëtarë, Sinan Geci.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)