12 Maj 2024

Shefi i EULEX-it viziton Beogradin

Prishtinë, 16 nëntor - Shefi i EULEX-it Xavier de Marnhac ka zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarë në Beograd, përfshirë dhe kryeministrin serb Ivica Daçiç.

Çështjet kryesore që u diskutuan ishin vazhdimi i bashkëpunimit në mes të institucioneve serbe dhe EULEX-it në fushën e sundimit të ligjit, si dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, duke përfshirë projektin e Menaxhimit të Integruar të Pikë kalimeve (IBM).

\"EULEX-i është i gatshëm për të ndihmuar në lehtësimin e çdo marrëveshjeje të arritur në mes të Prishtinës dhe Beogradit. IMB mbetet prioritet për të gjithë. Roli i EULEX-it do të përcaktohet saktësisht në përputhje me mandatin e misionit dhe në kuadër të cilësdo marrëveshje të arritur midis Prishtinës dhe Beogradit \", tha de Marnhac.

Shefi i EULEX-it gjatë vizitës së tij u takua edhe me Drejtorin e Zyrës serbe për Kosovë, Aleksandar Vulin.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)