05 Maj 2024

SHBA rikonfirmojnë bashkëpunimin institucional e politik me Kosovën

Prishtinë, 27 korrik - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë,  Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim njoftues Zëvendës Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Kelly C. Degnan, të cilën e ka uruar për detyrën e re.

Në këtë takim, Zëvendëskryeministri Kuçi e ka njoftuar Zëvendës Ambasadoren për aktivitet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe përgatitjeve për përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur, si dhe për ndryshimet e nevojshme kushtetuese që dalin nga kjo përmbyllje.

Gjithashtu e njoftojë për bashkëpunimin me EULEX-in dhe me mekanizmat e tjerë ndërkombëtar që veprojnë në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë.

Ndër të tjera, Zëvendëskryeministri Kuçi e ka njoftuar Zëvendës Ambasadoren Degnan lidhur me aktivitetet e Ministrisë së Drejtësisë, iniciativat ligjore dhe projektet të cilat MD-ja pritet t’i fuqizojë, e që kanë të bëjnë me themelimin e Akademisë së Drejtësisë dhe ato të koordinimit të aktiviteteve me Komisionin Evropian për Dialogun e strukturuar për sundimin e ligjit.

Nga ana e saj, Zëvendës Ambasadorja Degnan shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të dyanshëm dhe rikonfirmoi pozicionin e Ambasadës së SHBA-ve, për sa i takon ofrimit të ekspertizës dhe bashkëpunimit të fuqishëm institucional dhe politik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)