02 Maj 2024

SHBA premton bashkëpunim edhe në të ardhmen me FSK

Prishtinë, 25 shkurt - Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)gjenerallejtënant Kadri Kastrati, priti sot, zëvendësshefin e Zyrës së Gardës Kombëtare në Uashington, gjenerallejtënant Joseph Lengyel, në një takim pune.

Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjeneral Kastrati e ka njoftuar gjeneralin Lengyel, me të arriturat e deritashme, me sfidat dhe me objektivat e FSK-së, për këtë vit.

Ai e ka falënderuar gjeneralin Lengyel, për ndihmën që po jep Ushtria Amerikane për FSK-në, në fushën e trajnimeve, donacioneve,  përmes stafit të oficerëve që janë në FSK dhe përmes ekipit Këshillues të NATO-s.

Po ashtu, gjeneral Kastrati vlerësoi lartë bashkëpunimin e mirë me SHBA-n, me theks të veçantë për bashkëpunimin e mirë dhe intensiv me Gardën Kombëtare të Ajovës, si në këmbimin e delegacioneve, në fushën e shkollimit dhe në atë të trajnimeve, fusha këto, që janë me interes për FSK-në.

Gjeneral Kastrati po ashtu e njoftoi delegacionin amerikan, edhe për rëndësinë e Rishikimit të Sektorit Strategjik të Sigurisë në Kosovë, gjatë këtij viti, ku do të përcaktohet edhe struktura e ardhme e FSK-së.

Gjenerallejtënant Joseph Lengyel, zëvendësshef i Zyrës së Gardës Kombëtare, ka shprehur kënaqësinë e veçantë për arritjet e shpejta të FSK-së dhe për shkallën e profesionalizmit që ka arrit FSK-ja.

Gjeneral Lengyel u shpreh i kënaqur edhe për nivelin e mirë të bashkëpunimit mes ushtrisë së SHBA-ve dhe FSK-së, dhe premtoi që ky bashkëpunim do të jetë edhe më intensiv në fushat që janë me prioritet për FSK-në. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)