30 Prill 2024

ShBA i kërkon serish NATO-s të shtojnë shpenzimet për mbrojtje

Washington, 12 qershor - Këshilltarja e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së Susan Rice u bëri thirrje përsëri të mërkurën anëtarëve të NATO-s të shtojnë shpenzimet në mbrojtje, për shkak të krizës së Ukrainës.

"Me afrimin e Samitit të NATO-s në Wales në shtator, shpresojmë se çdo anëtar të bëjë të gjitha përpjekjet, duke shtuar investimet në mbrojtje, për një të ardhmen më të mirë të aleacës," tha krye-këshilltarja e presidenti Barak Obama për politikën e jashtme në Uashington D.C..

Ky apel pason atë të presidentit Obama, sekretarit të Mbrojtjes Chuck Hagel dhe sekretarit të shtetit John Kerry, pas shpërthimit të krizës së Ukrainës.

Ndër 28 anëtarët e NATO-s, vetëm në 4 vende, si ShBA-ja, Estonia, Greqia dhe Britania,buxheti i mbrotjes zë të paktën 2 përqind të GDP-së.