29 Prill 2024

SHBA do të vazhdojë të përkrahë fuqishëm Akademinë Policore

Vushtrri, 17 janar - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi, ka pritur sot në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Jacobson.

Qëllimi i vizitës së ambasadores Jacobson ishte të njihet nga afër me zhvillimet në AKSP.

Drejtori i AKSP-së, Ismail Smakiqi, e njoftoi ambasadoren për historikun e Akademisë dhe për zhvillimet aktuale në AKSP, me aktivitetet dhe trajnimet që po zhvillohen dhe falënderoi për ndihmën që kanë ofruar ICITAP-i dhe OSBE, që nga themelimi i AKSP-së.
 
“Akademia e Kosovës për Siguri Publike në profilin momental do të jetë e përhershme, meqë Agjensionet e Sigurisë Publike kanë nevojë për trajnime të vazhdueshme në trajnime bazike, të specializuara, të avancuara dhe të lidershipit”, tha Smakiqi.

Drejtori Smakiqi vlerësoi  lartë bashkëpunimin e mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe  përkrahjen e ambasadores Jacobson dhe se në të ardhmen do të thellohet bashkëpunimi i dyanshëm në realizimin e projekteve të përbashkëta që kanë për qëllim përmirësimin e kushteve për pjesëtarët e sigurisë publike që trajnohen në Akademi. 

Ndërsa ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Jacobson, tha se shteti i saj do të vazhdojë të përkrahë  fuqishëm Akademinë në avancimin e funksioneve të saja.
  
“Është kënaqësi të vizitojë Akademinë të takohem me kadetët dhe pjesëtarët e sigurisë publike në Kosovë. Sundimi i ligjit është një prej prioriteteve të qeverisë së SHBA-ve dhe Ambasadës amerikane në Kosovë. Bashkëpunimi me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike do të vazhdojë edhe me tutje”, Jacobson
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)