SHBA do të vazhdoj të përkrah strukturat e sigurisë në Kosovë

Prishtinë, 16 dhjetor - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, znj. Tracey Ann Jacobson.
Fillimisht, ministri Hyseni falënderoi ambasadoren për vizitën dhe për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë SHBA-të për Republikën e Kosovës, sidomos për përkrahjen në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovës, veçanërisht për Policinë e Kosovës.
Pas marrjes së detyrës si ministër i Punëve të Brendshëm do të punoj me përkushtim në përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovës dhe zbatimin e ligjit, në mënyrë që të gjithë qytetarët e Kosovës të ndihen të siguritë, tha ministri Hyseni.
Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, theksoi se një ndër  prioritetet  kyçe në periudhën në vijim, do  të jetë  luftimi  i krimit të  organizuar  dhe korrupsionit, luftimi dhe parandalimi  i migrimit ilegal, trafikimi me qenie njerëzore, luftimi i ekstremizmit dhe terrorizmit.
Ambasadorja Amerikane në Kosovë, znj. Tracey Ann Jacobson, uroi ministrin Hyseni  për emërimin e tij, si ministër i Punëve të Brendshme. 
Ajo tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të përkrahin Kosovën,  Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe strukturat e sigurisë në të gjitha format. 
 















