11 Maj 2024

Shatë të dyshuar në pranga të Policisë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prishtinë, 10 shtator - Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion - Prishtinë, sot pas orës 15:00, ka realizuar një operacion me qëllim të luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar me ç’ rast ka arrestuar shtatë persona të dyshuar.

Personat e dyshuar janë arrestuar nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”.

Të dyshuarit e arrestuar janë, katër nga ta janë zyrtarë doganor, dy nga Agjencioni kosovar i produkteve medicinale (AKPM) dhe një menaxher i një kompanie private.
 
M. C. lindur më 1981, A. Z. lindur më 1986, G. K.  lindur më 1956, B. D. lindur më 1963, E. SH. lindur më 1985, A. S. lindur më 1985 dhe A. D.  lindur më 1977.

I tërë operacioni është zhvilluar  nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dhe të arrestuarve u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)