03 Maj 2024

Shani Koca shpallet fajtor dhe dënohet me 7 vjet burgim

Mitrovicë, 15 korrik - Një trup gjykues i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë e ka shpallur Shani Kocën fajtor për lëndim të rëndë trupor dhe për mbajtje në pronësi, kontroll, posedim dhe përdorim të paligjshëm të armëve. Gjykata e dënoi atë me një dënim unik prej shtatë (7) vjet burgim.
 
Është vërtetuar se i pandehuri, ish pjesëtar i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), më 17 shtator 2010 e ka qëlluar me armë së paku pesë herë palën e dëmtuar Bekim Osmani, Komandant i Batalionit të 3 të FSK-së, duke i shkaktuar atij lëndime të rënda.
 
Aktgjykimi është shpallur më 13 korrik 2011. Kundër këtij vendimi është paralajmëruar ankesa nga ana e avokatit mbrojtës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)