06 Maj 2024

Sfida e FSK-së, përfshirja e minoriteteve

Prishtinë, 27 mars - Një ndër sfidat kryesore të Forcës së Sigurisë është përfshirja sa me e madhe e komuniteteve pakicë në Kosovë e veçanërisht ajo e komunitetit serb, tha Ministri i Forcës së Sigurisë Agim Çeku sot gjatë prezantimit të punës së Zyrës për Çështje të Komuniteteve në këtë ministri.

Ai tha se përfshirja e serbëve në FSK është edhe kriter në bazë të të cilit vlerësohet FSK-ja nga faktori ndërkombëtar.
Çeku tha se problem tjeter është edhe moskualifikimi i pjesëtarëve të komuniteteve për të qenë oficer të FSK-së. Ndër tjerash ai bëri të ditur se është aprovuar kërkesa që i është bërë Maqedonisë për shkollim të komuniteteve në Akademinë Ushtarake të atjeshme, ndërsa atje do të dërgohën katër pjesëtarë të komuniteteve për shkollim.

Forca e Sigurisë së Kosvës deri në fund të vitit 2011 përbëhëj nga 2364 pjesëtarë prej të cilëve 194 pjesëtarë të komuniteteve. Ndërkohë që në fushatën për rekrutët e rinjë kanë konkurruar 146 pjesëtarë të komuniteteve prej të cilëve 11 serb.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)