29 Prill 2024

Serish vrasje në komunën e Klinës

Prishtinë, 18 janar - Policia e Kosovës në Stacionin Policor në Klinë, ka bërë të ditur se sot rreth orës 09:10 përmes telefonit është njoftuar për një rast të vrasjes në fshatin Ranoc komuna e Klinës.

Njësitë reaguese të policisë, dhe hetuesit kanë arritur në vend të ngjarjes dhe kanë arrestuar edhe personin e dyshuar, shtetasin N.J. (1961), të cilit i është konfiskuar edhe arma e zjarrit për të cilën dyshohet se e ka përdorur në rast.

Njësite përkatëse kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes,përderisa në vendngjarje kanë arrit edhe hetuesit përkatës të Njësitit të Hetimeve Rajonale,dhe nën mbikëqyrje të Prokurorit të çështjes kanë filluar këqyrjen e vendit për të mbledhur prova dhe dëshmi rreth vrasjes.

Viktimë e kësaj vrasje është Gjergj J. (1961), të cilin e kishin dërguar të afërmit e tij në Q.M.Failjare në Klinë,dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e shkaktuar nga arma e zjarrit.

Sipas hetimeve preliminare dyshohet se deri të incidenti kishte ardhur pas një konflikti verbal dhe fizik në mes të dyshuarit dhe viktimës.

Trupi i pa jetë i viktimës me vendim të Prokurorit është dërguar për ekzaminim .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)