03 Maj 2024

Serbia nuk e do FSK-në në veri

Beograd, 27 mars - Kompetencat e asociacionit të komunave me shumicë serbe po përdoren nga Beogradi si instrument për ta cunguar shtrirjen e autoritetit të shtetit të Kosovës në veri.

Beogradi, sipas burimeve ndërkombëtare në Prishtinë, ende insiston në trajtimin e veçantë të pjesës veriore me marrëveshjen të mundshme, por tani duke e kamufluar këtë përmes kompetencave të asociacionit ku do të përfshiheshin edhe disa kufizime të funksionimit të autoritetit të vendit në veri, shkruan gazeta “Tribuna”.

Fillimisht, kjo pjesë ishte identifikuar si rajon evropian– veriu i Kosovës, pas të cilit qëndronin edhe disa zyrtarë evropianë.

Së fundmi, Beogradi thuhet se po parashtron kërkesa që kanë të bëjnë me ndalesa të funksionimit të shtetit të Kosovës në veri në fushën e sigurisë dhe drejtësisë e deri te moslejimi i çfarëdo pranie të FSK-së apo ushtrisë së ardhshme të Kosovës në atë pjesë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)