12 Maj 2024

Serbia me 1.000 efektivë në Kosovë

Prishtinë, 16 nëntor - Shteti i Serbisë operon ilegalisht në veriun e Kosovës me rreth një mijë trupa efektivë, të angazhuar në katër struktura të ndryshme sigurie.

Autoritetet shtetërore të Kosovës dinë për to e madje edhe për gjithë rrjetin komandues.

Një burim i afërt me strukturat e sigurisë i ka treguar gazetës “Koha Ditore” të enjten përmbajtjen e informatave bazë mbi strukturat ilegale të fqinjit verior, e madje edhe emrat e komandantëve që i drejtojnë ato.

Të tillët, sipas këtij burimi, veprojnë, kontrollohen dhe financohen nga Republika e Serbisë.

Ai ka thënë se, nga të dhënat e fundit që i posedojnë autoritetet kosovare, në veri veprojnë Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MUP); Mbrojtja Civile (MC); shërbimet sekrete serbe (BIA dhe VBA) dhe grupet kriminale/vandaliste.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)