27 Prill 2024

Serbi plagoset, donte t'i rrëmbente armën ushtarit të KFOR-it

Mitrovicë, 28 shtator - Ushtria gjermane përmes portalit të saj zyrtar ka shpjeguar incidentin e ndodhur dje në veriun e Kosovës, ku u plagosën disa serb dhe ushtarë të KFOR-it.

Në portalin zyrtar theksohet se një serb nga turma është plagosur me një plumb luftarak, por kjo ka ndodhur kur ai ka bërë përpjekje që t`ia marrë armën ushtarit të KFOR-it duke ushtruar dhunë.

“Gjatë këtij incidenti, ushtari gjerman ka dëshmuar se gjatë përpjekjes, serbi ka futur gishtin në armë dhe ka shkrehur papritmas një plumb, i cili ka goditur një pjesëmarrës në turmën e demonstruesve të dhunshëm”, thuhet në njoftimin e ushtrisë gjermane, duke sqaruar incidentin ku ishin të pranishëm trupat gjermane në kuadër të KFOR-it.

Sipas Bundesëehrit gjerman, në incidentin e djeshëm tetë ushtarë të KFOR-it kanë marrë lëndime, të cilët janë dërguar në spitalin e “Bondsteel-it” për tu shëruar. Po i njëjti portal, njofton se asnjë nga ushtarët gjerman nuk është i lënduar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)