30 Prill 2024

Serbët vendosin barrikada në Kroin e Vitakut

Mitrovicë, 7 tetor - Kriminel serbë kanë barrikaduar sot paradite një pjesë të “Kroit të Vitakut”, lagje kjo në veri të Mitrovicës e banuar me popullatë të përzier.

Ata kanë vendosur një kontejner të mbeturinave dhe disa vazo të betonit në mes të rrugës, duke pamundësuar kështu qarkullimin e lirë të banorëve dhe automjeteve në këtë lagje.
 
Ylber Hysa, kordinator i strategjisë për veriun, pasi vizitoi barrikadën, tha se ky është bllokim i drejtëpërdrejtë për lëvizjen e qytetarëve, prandaj është i patolerueshëm.

Ky bllokim është bërë pas vendimit të djeshëm të qeverisë për ndarjen e 900 mijë eurove për ndërtimin e shtëpive të shqipëtarëve në Kroin e Vitakut.

Ndërkohë, rreth orës dy të mëngjesit të sotëm një veturë është djegur në afërsi të tre rrokaqiejve.

Sipas policisë, persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin automjetit me substancë ndezëse, që besohet të jetë një përzierje molotovi, me benzinë. Vetura është shkatërruar tërësisht, të lënduar nuk ka.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)