28 Prill 2024

Serbët protestojnë kundër operacioneve në veri të Mitrovicës

Prishtinë, 16 korrik - Qindra nxënës, arsimtarë, punëtorë të organizatave të ndryshme në veri të Mitrovicës, kanë bllokuar urën kryesore mbi lumen Ibër, duke protestuar kundër operacioneve të policisë së Kosovës, të mbështetur nga KFOR-i dhe EULEX-i për të rimarrë nën kontroll dy pikat kufitare me Serbinë 1 dhe 31.

Kryetari paralel në veri të Mitrovicës, Kerstimir Pantiç ka deklaruar sot se qytetarët serbë po protestojnë për të kundërshtuar operacionet në veri ndërsa ka paralajmëruar institucionet kosovare dhe ato ndërkombëtare se nuk dëshirojnë të integrohen në ashtuquajturat institucione të Kosovës.

“Nuk ka forcë që do të na gjunjëzojë dhe ne do të qëndrojmë të qetë deri në realizmin e kërkesave tona”, ka thënë Pantiç.

Protesta është duke u zhvilluar e qetë, ndërsa po ndiqet nga Policia e Kosovës dhe karabinierët italianë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)