27 Prill 2024

Serbët paralajmërojnë bllokim e rrugës Mitrovicë-Rashkë

Mitrovicë, 15 gusht - Përfaqësues të të ashtuquajturave ndërmarrje shoqërore nga territori i Leposaviqit, Zubin Potokut, por edhe të Shtërpcës kanë paralajmëruar bllokim të rrugës Mitrovicë-Rashkë.

Millomir Peroviq, anëtar i Këshillit të protestës ka deklaruar për mediat serbe se përfaqësuesit të ndërmarrjeve shoqërore sërish do ta bllokojnë rrugën të premten nga ora 10:00 deri në orën 13:00.

“Nga e marta, 20 gusht, nëse nuk do të ketë asgjë të re atëherë do ta bllokojmë rrugën 24 orë”, ka thënë ai, duke shtuar se qeveria e Serbisë u ka borxh punëtorëve të këtyre ndërmarrjeve shtatë paga. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)